Një 45-vjeça ka përfunduar në spitalin e Elbasanit i dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldren, në firmën ku ai ishte i punësuar.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak

Në spitalin rajonal Elbasan është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi F. M., 45 vjeç, banues në fshatin Petresh.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 45-vjeçari është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.