2 gusht 2015 – Një çift bashkëshortësh pasi janë rrahur njëri me tjetrin, kanë shkuar që të dy në komisariat për të denoncuar dhunën e ushtruar nga partneri.
Fillimisht mësohet se është paraqitur pranë uniformave blu gruaja, dhe më pas bashkëshorti i saj. Të dy ata kishin ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit.
Çifti kishte probleme dhe konflikte prej disa kohësh, dhe së fundi debatet kishin degraduar në dhunë.
Pas denoncimit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për bashkëshortët M.V., 48 vjeç dhe A.V., 56 vjeç, të dy banues në Korçë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/