Jo vetëm burrat, por edhe gratë përfshihen nganjëherë në konflikte fizike.
Kështu ka ndodhur një ditë më parë, në fshatin Pjezë, të Shijakut ku shtetasja 39-vjeçare me inicialet Z.A. ka goditur me sende të forta 57-vjeçaren K.D.
Ndaj dhunueses, komisariati i policisë Shijak ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë.





