Rastet e dhunës në familje në Durrës këtë herë janë konsumuar mes vëllezërve dhe kunatave.

Në dy raste të veçanta, policia e Durrësit ka nisur procedim penal për shtetasit K.M. 47 vje­ç dhe L.O. 36 vjeçe, që akuzohen respektivisht për dhunë të ushtruar ndaj vëllait dhe kunatës.

Ndërsa për personat e dhunuar, I.M. 55 vjeç dhe L.O. 30 vjeçe është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm.