6 gusht 2015 – Rrihen me grushte infermierja dhe drejtori i një qendre shëndetësore në Fan të Mirditës.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur pas një sherri për motive pune, drejtori Gjon Lleshi është përplasur fizikisht me infermieren e urgjencës, Mira Prenga duke u goditur me grushte dhe sende të forta.
Nga goditjet e marra, infermierja ka përfunduar në spitalin e Rrëshenit, ku ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve. Ndërsa, policia po bën hetimet e duhura për zbulimin e plotë të incidentit mes bluzave të bardha.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/