Një konflikt mes dy të rinjve në Shijak ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta nga ana e njërit prej tyre.
Komisariati i policisë së Shijakut njofton se ka nisur procedimin penal për “shtetasin G.K, vjeç 36, banues në fshatin Hardhishtë, pasi dyshohet se, në fshatin Shetel, ka goditur me sende të forta, shtetasin A.H, vjeç 34, banues në Hardhishtë”.
I riu nga Shijaku akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.





