ROME – Tetë shtetas të huaj, 4 prej të cilëve shqiptarë dhe 4 egjiptianë janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga karabinierët romanë. Tetë të rinjtë janë grindur keq njëri me tjetrin në rrugën Pettinari, madje disa prej tyre kanë pësuar fraktura të shumta dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Duket se një grindje për motive të dobëta, e nisur rreth orës 01.30 të mëngjesit të sotëm ka pasur pasoja të rënda, pasi djemtë e përfshirë në të kanë goditur njëri tjetrin me rripa dhe tuba metalikë. Për 6 prej tyre mjekët kanë rekomanduar qëndrim në spital për 3 ditë, ndërkohë një tjetër, të cilit i është thyer kocka e hundës, do të ketë nevojë për trajtim mjekësor për rreth 2 javë.