SHBA– Në sezonin e ri të reality show-t “Kourtney And Kim Take Miami”, do të ketë momente mjaft interesante, pasi përveç argëtimit në festa të ndryshme, do të mund të shihen edhe grindje e rrahje të ashpra. Gjatë muajve të fundit, motrat Kardashian janë argëtuar në Majami, ku paparacët shpesh i kanë fotografuar në dyqane të shtrenjta, restorante dhe galeri.
Jeta e tyre dukej e përsosur, kështu që shikuesit do të mbesin të tronditur kur të shohin videon paralajmëruese për sezonin e ri 'Kourtney And Kim Take Miami'.
Në këtë video shihet Kimi dhe Kourtney duke shtyrë dhe goditur njëra-tjetrën. Edhe pse nuk është sqaruar se pse janë grindur, flokët e tyre duken duke fluturuar andej-këndej, ndërsa sulmojnë njëra-tjetrën.
Gjithsesi besohet se tërë këtë rrëmujë ato e kanë bërë për nevoja të show-t.