27 maj 2015 – Dy punonjës të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Sukth u goditën sot nga dy banorë të fshatit Hamallaj. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në fshatin Kullë, ku G.D. dhe B.K. kanosën dhe goditën me mjete të forta dy ndërtimorët. “Punonjësit Xh.L dhe A.Z. kanë qenë në fshatin Hamallaj ku kanë konstatuar se po bëheshin ndërtime në një gabinë elektrike pa lejen e Komunës, për të cilën kanë mbajtur dhe proces–verbalin përkatës. Gjatë rrugës duke shkuar për në Bashkinë, Sukth, pikërisht në vendin e quajtur fshati Kullë, shtetasi G.D.dhe B.K., me automjetin e tyre kanë goditur nga pas automjetin me të cilin udhëtonin punonjësit e INUV-it, dhe me pas kanë hyrë në lokalin e shtetasit: Sh.P. dhe janë goditur me njëri tjetrin me sende të forta. Për pasojë, janë dëmtuar lehtë të dy punonjësit e INUV-it, Bashkisë Sukth, dhe ka dëme materiale në lokal”. Policia tha se po kërkohen dy autorët e dhunës.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”