Një sherr ka ndodhur mbrëmë në një lokal në ish-Bllok, në kryeqytet.

Dy vajza janë zënë me njëra-tjetrën dhe sipas të pranishmëve shkak është bërë një djalë me BMW X6. Në videon amatore shihen vajzat teksa i gjuajnë njëra-tjetrës, ndërsa ka qenë djali me makinë luksoze që ka hyrë mes tyre për t'i ndarë.

Në video duket momenti kur pas sherrit largohet fillimisht biondja dhe më pas vajza tjetër.

Mesa duket djali me BMW X6 mbetet vetëm.