Plas sherri mes dy shitëseve në Durrës, përfundojnë të dyja në komisariat.

Sipas burimeve, “DurrësLajm” mëson se incidenti mes dy shitëseve ka ndodhur në një butik në qendër të Durrësit, në vargun e dyqaneve që ndodhen rresht te pallati i ri i ndërtuar përballë bustit të Azem Hajdarit.

Nuk dihet se për çfarë arsyesh dy shitëset në moshë të re, janë konfliktuar me njëra-tjetrën, por ‘lufta’ mes tyre ka përfunduar keq. Ato fillimisht kanë debatuar ashpër e më pas kanë filluar të përleshen duke i shkulur flokët njëra-tjetrës dhe duke u rrahur në ambientet e dyqanit.

Është dashur prania e uniformave blu që ato të qetësoheshin. Burimet policore thanë për “DurrësLajm” se të dyja vajzat janë shoqëruar në komisariat, ku kanë dhënë dëshmitë e tyre përkatëse rreth konfliktit që i çoi deri në përleshje.

Ato më pas janë lënë të lira e ndërkohë ndaj tyre ka nisur procedimi penal.