Një konflikt ka ndodhur mes dy të rinjve në Durrës, ku njëri prej tyre është dhunuar dhe makina i është dëmtuar me dashje.
Ngjarja ka ndodhur dje te lagja nr.8, ndërsa autori është shpallur në kërkim.
Policia informon: “Më datë 25.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit A.K, vjeç 31, pasi dyshohet se në lagjen nr. 8, ka goditur me grusht dhe i ka dëmtuar mjetin tip “Volkswagen” shtetasit H.B. vjeç 29, banues në fshatin Karpan, Maminas. Nenet 84 e 150 të Kodit Penal”.





