Një 44-vjeçar shqiptar në Itali është rrahur e sulmuar gjatë natës së kaluar në periferi të Firences dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Sipas mediave italiane, 44-vjeçari punonte në sekotrin e prerjeve të pyjeve, ndërsa policia vendase dyshon se autorët përdorën armë gjatë sulmit.

Identiteti i shqiptarit ende nuk është publikuar nga autoritetet italiane, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët që qëndrojnë pas sulmit.

Policia italiane është duke marrë në pyetje disa dëshmitarë, të cilët ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.