Itali, 5 korrik 2014 – Afër qytetit të Mestres, provincë e Venezias, kalimtarët gjetën mbrëmjen e së premtes një prostitutë, komplet të zhveshur dhe të torturuar barbarisht. Maria ( pseudonimi me të cilin vajza njihej tek klientët e saj) u dërgua menjëherë në Spitalin Angelo të Mestres, ku ju nënshtrua mjekimit intensiv dhe nuk ka më rrezik për jetën.

Kalimtarët njoftuan policinë se e kishin gjetur buzë një kanali me ujë të qelbur, lakuriq e gjysëm të vdekur jo larg autostradës. Maria, 24 vjece, rezultoi, që ishte shqiptare e ardhur në Itali me vizë Shengen 90 ditore dhe ushtronte prostitucionin në këtë zonë prej disa kohësh.

Policia po heton intesivisht për të zbuluar se kush janë autorët e këtij krimi mizor.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/