Futbollisti i Newcastle, Danny Simposn, është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm i shtrirë në një trotuar pa ndjenja.
Sipas britanikes “The Sun”, futbollisti kishte patur një zënkë në një restorant me një klient tjetër.
Dëshmitarët thanë se ishte Simpson ai që qëlloi i pari personin ende të paidentifikuar, duke e shtrirë atë në tokë.
Më pas ai nisi të largohej drejt një taksie, por ishte dikush tjetër që e nxorri me dhunë prej saj duke e goditur me grushte.
Ai qëndroi i shtrirë e i gjakosur në trotuar për rreth 15 minuta deri sa mbërriti ambulanca, e cila e çoi në spital.
Një dëshmitar tha se Simpson, përveçse ishte rrahur keqazi, ishte edhe i pirë.
Simpson është i dashuri i këngëtares së njohur Tulissa, e cila në momentin e ngjarjes gjendej në Spanjë me pushime.