Dhuna e ushtruar ndaj tij me mjete të forta e ka lënë të plagosur lehtë, ndërkohë që ndaj dhunuesit ka nisur procedimi penal nga policia e Durrësit.
Sherri në të cilin kanë mbetur të përfshirë dy të rinj është regjistruar në zonën e plazhit.
“Më datë 17.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I.K., vjeç 24, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjete të forta shtetasin G.V., vjeç 28, banues në Durrës”,- njofton policia.
24-vjeçari I.K. akuzohet për “Plagosje e lehtë me dashje”.





