Itali, 17 mars 2014– “Dua të më shohin të gjitha ato gra që ende nuk kanë gjetur kurajon të denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre”. Kështu është shprehur 23-vjeçarja Jessica nga Grosseto, Itali. Ajo është shfaqur para kamerave për të denoncuar dhunën e ushtruar nga ish i fejuari i saj, i cili e ka goditur shumë herë duke i shkaktuar hematoma në fytyrë dhe hundë dhe e ka detyruar të mbajë një qafore.

Madje vajza ka arritur të regjistrojë me telefonin e saj disa nga momentet kur ish partneri i saj e ka rrahur në mënyrë brutale gjatë atij që do të ishte një takim sqarues për t’i dhënë fund lidhjes mes tyre.

“Kur më goditi në fytyrë nisi të më rridhte gjak dhe tentova të zbrisja nga makina, por ai nuk u ndal. Arrita të hap njërën derë dhe ai më në fund ndaloi së më rrahuri. Disa persona e ndaluan, ndërkohë unë mora çelësat e makinës që ai të mos ikte”,-rrëfen Jessica.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/