Dhunohet një avokat nga Durrësi për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në darkë rreth orës 20:00 në lagjen nr. 11.

Autori është shtetasi M.B. 24 vjeç, banues në Borakë të Durrësit, i cili ka rrahur me grushte avokatin I.K. 36 vjeç, banues në Durrës.

Burime policore bëjnë me dije se autori ka qenë klienti i avokatit, dhe për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kanë pasur në lidhje me çështjen gjyqësore të ndjekur nga ana e 36-vjeçarit, ka shërthyer debati i fortë, raporton “DurrësLajm”.  

Autori ka qenë tepër i acaruar, dhe debati mes tyre ka degjeneruar në dhunë fizike. I riu ka nisur të godasë me grushte avokatin e tij.

Gjithçka ka ndodhur në rrugë, pranë godinës së Gjykatës. Menjëherë 24-vjeçari është larguar, ndërkohë që është shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

S.L.