Një gazetar i njohur rus, i njohur për artikujt që kritikonin qeverinë ruse dhe presidentin Vladimir Putin, ka vdekur në Shën Petersburg, pasi është rrahur nga persona ende të panjohur.
Nikolai Andrushchenko, 73-vjeçar, bashkëthemelues i gazetës “Novy Petersburg”, ishte sulmuar më 9 mars, dhe ka qenë i pavetëdijshëm që atëherë.
Kolegët dhe avokati i tij, kanë thënë se pas sulmit, gazetari i është nënshtruar operaconit në tru dhe pas kësaj ka qenë i lidhur me aparate por më vonë ka arritur që të marrë frymë pa ndihmën e tyre.
Megjithatë ai vdiq më 19 prill, ndërsa sulmuesit e tij ende nuk janë gjetur.
Andushchenko kishte shprehur shqetësimin e tij pasi Putini erdhi në pushtet në vitin 2000. Ai kishte deklaruar se shërbimet sekrete kanë marrë nën kontroll Rusinë.
Gazetari ishte arrestuar më 2007-n dhe kishte deklaruar se ishte torturuar sa kishte qenë në paraburgim. Më 2009-n, një gjykatë në Shën Petersburg e gjeti atë fajtor për shpifje dhe ekstremizëm dhe e gjobiti atë.
Qendra për të drejtat e njeriut, në kohën kur gazetari Abdushchenko ishte në burg, e kishte cilësuar atë si të burgosur politik.