Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një përleshjeje në Peristeri të Athinës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të kësaj të mërkure.
Viktima i moshës 26 vjeç, ishte goditur me sende të forta dhe nuk u rezistoi dot plagëve duke ndërruar jetë në spital.
Policia po heton mbi shkaqet e ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.





