Tiranë, 27 korrik 2014  Tre persona kanë refuzuar t’i binden urdhrit për të ndaluar dhe kanë dhunuar një polic rrugor ditën e sotme. 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Mbikalimit të Kasharit kur Arben Hajdari, me një fuoristraxë ku ndodhej një femër dhe 2 adoleshentë kanë shkuar dhe kanë gjetur në shërbim policin me inicialet E.S.

Sipas burimeve, tre persona e kanë fyer, nga të cilët Hajdari e godiste dhe njëri prej tyre i filmonte me celular.

Shkak ishte gjoba që polici i kishte vendosur njërit nga furgonat e linjave për pasagjerë që ka Hajdari.

Polici ka reaguar dhe sinjalizuar sallën operative.

Sipas burimeve është shoqëruar dhe ndaluar femra që ndodhej në fuoristradë, ndërsa është shpallur në kërkim, Arben Hajdari për fyerje dhe goditje për shkak të detyrës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/