ROMË, 6 prill 2013 – Jo vetëm burrat rrahin gratë. Ndonjëherë edhe gratë keqtrajtojnë dhunshëm burrat, duke u bërë protagonistë të dhunës në familje. Është rasti i një 37-vjeçareje nga Valderice, në zonën e Trapanit në Itali, ndaj të cilës karabinierët kanë marrë masën e "largimit nga familja”, bën të ditur TM News.
Gruaja prej rreth 5 vjetësh keqtrajtonte bashkëshortin e saj me kërcënime dhe dajak. Burri, një punëtor krahu, ndonjëherë për arsye të parëndësishme rrihej me okllai.
Përveç drurit burri ishte i detyruar të duronte shpenzimet e gruas, që herë pas here boshatiste llogarinë modeste të tij. Shpesh punëtori shkonte në punë pa para për të ngrënë drekë.
Përveç kësaj, për disa netë punëtori ka qenë i detyruar të flerë jashtë në makinë, i nxjerrë me shkelma jashtë nga gruaja e tij.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





