Një 45-vjeçar në Bulqizë është arrestuar nga policia pasi akuzohet për dhunë në familje.
Në pranga ka rënë Faik Alla, banues në Bulqizë, i cili ka dhunuar të ëmën 101-vjeçare.
“Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases H.A, 101 vjeçe”, informon policia.





