Vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme numrat e të prekurve dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin fqinjë, Itali.

Mediet italiane raportojnë se janë 21157 të sëmurë nga koronavirusi në Itali, 2.853 më shumë sesa të shtunën, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 1809 persona, 368 më shumë se një ditë më parë.

Mësohet se 2335 persona janë shëruar nga koronavirusi në Itali, 369 më shumë sesa të shtunën. Ndërkohë në total që nga dita e parë e shfaqjes së koronavirusit në Itali, numri i personave të prekur është 27.747.

Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile.