Vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme numrat e të prekurve dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin fqinjë, Itali.

“Il messaggero” shkruan se janë 5883 të prekur nga koronavirusi në Itali, 1.145 më shumë se të premten, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 233 persona, 36 më shumë se një ditë më parë.

Mësohet se 589 persona janë kuruar nga koronavirusi në Itali, 66 më shumë se dje. Ndërsa 2.651 janë shtruar në spital, 567 pacientë në terapi intensive, 105 më shumë sesa dje.

Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile, raportojnë mediat italiane.