Shifrat e infektimeve Covid-19 në Kosovë vijojnë të rriten.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë në 24 orët e fundit janë shënuar 352 raste të reja nga 5 204 teste të kryera, ndërkohë që një ditë më parë numri i rasteve pozitive në vend shënoi 271.

Nga ana tjetër, fatkeqësisht është shënuar edhe një viktimë, nga komuna e Prizrenit.

Sipas njoftimi, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 13 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1.659.