Tiranë, 7 prill 2014 – Dhuna në familje dhe në shoqëri nuk përqendrohet vetëm tek gratë dhe vajzat, por edhe tek fëmijët. Këta të fundit shpeshherë denoncojnë dhunimet që u bëhen në familje apo në shkollë në Linjën Kombëtare të Këshillimit, e njohur si Alo 116-111. Siç raporton “Zëri i Amerikës” vitet e fundit janë shtuar denoncimet e bëra nga fëmijët në këtë linjë.
Linja telefonike e këshillimit për fëmijë merr mesatarisht 400 telefonata në ditë, ose afro 100 mijë ankesa në vit. Alo 116 ka pritur gjatë 5 viteve më shumë se 530 mijë e 600 telefonata, nga të cilat janë zgjidhur 13 mijë e 112 konflikte.
Denoncimet më të shpeshta të fëmijëve në këtë linjë telefonike janë abuzimet fizike, emocionale dhe seksuale në dëm të tyre.
Së dyti mbizotërojnë denoncimet e fëmijëve si dëshmitarë të dhunës në familje, depresion nga grindjet e tyre me prindërit dhe viktimizimi prej divorceve si dhe probleme me vëllezërit dhe motrat.
Grupi tjetër më i madh i denoncimeve janë grindjet me mësuesit dhe me moshatarët në shkollë, dhe një mori vështirësish të tjera në procesin mësimor.
Linja Alo 116-111 është një shërbim falas për të gjithë fëmijët 24 orë në ditë dhe 7 ditë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





