Greqia ka shënuar për herë të parë pas shumë ditësh mbi 1 mijë raste në ditë nga COVID-19.

Duket se varianti Delta po sjell një valë tjetër në shtetin fqinj, teksa shumica e rasteve duket e përqëndruar në rajonin e Atikës.

1 mijë e 1 raste pati vetëm këtë të shtunë, nga të cilat 569 vetëm në Atikë.

Problematik është shfaqur dhe ishulli i Kretës me 81 raste, ndërsa Selaniku kishte vetëm 22.

9 viktima u regjistruan së fundmi, kurse në spitale shifrat ende mbeten në rënie.