Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar një numër të lartë të infektimeve të reja me COVID-19.
Në njoftimin zyrtar thuhet se nga 11814 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 2250 qytetarë.
Kjo është shifra më e lartë e infektimeve ditore që është regjistruar që prej fillimit të pandemisë në Kosovë.
Nga ana tjetër ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
Ndërkohë sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700.





