Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka raportuar 3643 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se 55 pacientë kanë humbur jetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 15, 856 viktima, prej të cilëve 95,4% kishin sëmundje shoqëruese.

Ndërsa qyteti i Selanikut ka numrin më të lartë të të infektuarve me 661 të prekur , ndjekur nga Atika më 599 dhe Larisa me 246 raste.