Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.025 persona të dyshuar për koronavirus, prej të cilëve rezultojnë 28 raste pozitive, ndryshe nga një ditë më parë kur ishin 18.

Mësohet se brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.382 raste nga 607.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.652 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.487.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 5 raste, Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Istog, Pejë dhe Vushtrri.