Sërish në rritje bilanci italian i pandemisë. Sipas autoriteteve shëndetësore të vendit fqinj, janë 1597 personat pozitivë, kurse ditën e djeshme ishin 1434. Rastet totale shkojnë në 283 mijë nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë, janë 10 viktima dhe 164 persona qe ndodhen në terapi intensive. Sërish Lombardia 245 dhe Kampania (180) janë rajonet më të nxehta të përhapjes.
Ndërkohë, ka bërë skandal lajmi i presidentit të Napolit Aurelio De Laurentis që edhe pse me simptoma, mori pjesë në një mbledhje me drejtuesit e tjerë të futbollit italian, që tashmë janë të izoluar në pritje të testimeve.