Italia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 6 viktima nga koronavirusi (dje ishin 8). Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35,497.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1326 raste të reja pozitive, (dje ishin 978) për një total prej 271.518 të prekurish nga Covid.
Për profesorin Graziano Onder nga Instituti i Lartë i Shëndetit dhe shefi i departamentit të sëmundjeve kardiovaskulare, Italia për sa i përket numrave është rikthyer në kohën e para emergjencës shëndetësore.
“Midis marsit dhe prillit në qendrat e mëdha urbane kishte shifra shumë të larta të vdekshmërisë, në Bergamo 500% më shumë. Tani është normale që tendenca e vdekshmërisë është ulur në mënyrë drastike”.