Në 24 orët e fundit, Italia ka shënuar 566 viktima nga COVID-19, një shifër më e lartë, sesa ajo e një dite më parë, kur u regjistrua shifra më e ulët e tre javëve të fundit.

Në total në Itali kanë humbur jetën 20465 persona.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 35435, 1.224 më shumë sesa të dielën.

Mediat italiane shkruajne se numri i përgjithshëm i të infektuarve është 159516, 3.153 më shumë se dje.