Sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 10 viktima nga koronavirusi (dje ishin 12).
Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore ka arritur në 35 563.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1370 raste të reja pozitive, (dje ishin 1108) për një total prej 280153 të prekurish nga Covid.
Gjithashtu pati edhe 563 të shëruar, për një total prej 210 801 raste pacientësh.
Në rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 271 raste të reja pozitive.