Sipas MeteoAlb, mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, territori shqiptar ku zonat e ulëta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë në zonat malore.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta nëpër të gjithë territorin e vendit.  Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe  në det me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi lindor-juglindor duke krijuar në det dallgëzim 1 ballë.