Shqipëria

Moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite, kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Veri-Verilindore dhe ekstremin Juglindor, por nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 24°C vlera më e lartë në rang territorit që pritet në ultësirën perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Do të mbeten ende prezente masat ajrore verilindore duke kushtëzuar në Republikën e Kosovës; mot kryesisht të qëndrueshëm me kthjellime në të gjithë territorin e Kosovës por pas – mesditës; pritet të shfaqen vranësirat; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës.

Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë Republikën e Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja 1°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi permanent Verior.