Sipas MeteoAlb, vendi ynë pritet të dominohet gjatë paradites nga moti i kthjellët në pothuajse të gjitha zonat e vendit. Gjatë mesditës parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash në zonat malore, por do të mungojnë reshjet e shiut.
Zonat bregdetare dhe pjesërisht qytetet e zonës së ulët pritet të mbeten në dominimin e motit të kthjellët edhe në orët e pasdites e të mbrëmjes. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.