Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e turistëve të huaj që kanë vizituar vendin tonë në janar të këtij viti, ku kryesojnë polonezët.

Krahasuar me janarin e vitit 2023 ka një rritje vizitorësh polonezësh me më shumë se 411.8%, duke u pasuar nga rumunët me 120.5%.

Më pas rritje ka pasur edhe për turistët nga Spanja, Suedia, Franca, Italia, Anglia, Mali i Zi dhe Kosova.

“JANARI i thuajse 1/2 MILIONË TURISTËVE lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë Turistike 30% më shumë flukse vizitorësh krahasuar me janarin 2023, teksa shtohet pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike”, shkruan Rama në Facebook.