Nga burime brenda KZAZ-së nr.22 e pozicionuar në shkollën 9-vjeçare “Maria Kaçulini”, “DurrësLajm” mëson se ka përfunduar numërimi i 25 kutive të zonës së plazhit, lagjes nr.13 në Durrës.
Nga rezultatet paraprake, bëhet me dije se Partia Socialiste ka fituar 4181 vota (53%), Partia Demokratike 3114 vota (39/%) dhe LSI 535 vota (6.8%).
Nga përditësimet e fundit, KQZ njofton se deri në orën 14:11 në qarkun e Durrësit janë numëruar 116 kuti nga 481 në total.
Deri më tani, PS kryeson me 19142 vota (52.25%), PD 14406 vota (39.32%) dhe LSI 2361 vota (6.44%). Ndërkohë numri i votave të pavlefshme ka arritur në 1845.





