Një shpëthim i fuqishëm u raportua pasditen e kësaj të diele në lagjen Taksim në Stamboll. Ngjarja ndodhi në rrugën Istiklal, më e populluara në Stamboll. Mediat raportojnë për 6 të vdekur dhe rreth 53 të plagosur.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për një sulm të mundshëm terrorist.
Shpërthimi shkaktoi panik te qytetarët ndërsa ngjarja ndodhi në një kohë kur kjo zonë e Stambollit është mjaft e populluar jo vetëm nga banorë rezidentë por edhe nga shumë turistë.
Presidenti i Turqisë ka reaguar duke e quajtur këtë një akt terrorizmi, duke shtuar se personat pas këtij akti do dënohen siç e meritojnë.
“Turqia nuk do të përkulet para terrorizmit. Ne do të identifikojmë të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin. Kombi ynë duhet të jetë i sigurt se autorët e incidentit në rrugën Istiklal do të dënohen ashtu siç e meritojnë.” tha Erdogan.





