Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës është rritur në 29,313 që nga fillimi i luftës. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Ndërkohë, sipas gazetës saudite Asharq Al-Awsat, e cila citon burime diplomatike, “ka përparim në bisedimet midis Egjiptit dhe Hamasit për marrëveshjen e pengjeve.

Hamasi ka zbutur pozicionet e tij dhe Egjipti po punon për të marrë fleksibilitet të ngjashëm me delegacionin izraelit që do të arrijë në Kajro në orët e ardhshme”.