“Çmimi i hidrokarbureve është rritur në të gjitha pikat e karburanteve në Shqipëri. Një litër naftë tregtohet 5 lekë më shtrenjtë ndërsa benzina është rritur me 6 lekë.”

Të gjithë pikat e karburanteve kanë ndryshuar çmimet duke shtrenjtuar naftën dhe benzinën mesatarisht me 5 lekë për litër.

Dy ditë më parë nafta shitej me një çmim rreth vlerës 172 lekë litri, ndërsa tani vlera mesatare e një litri është 177 lekë. Benzina është 1 lekë për litër më e shtrenjtë.

Tregtarët e karburanteve thonë se shkaku kryesor i ndryshimit të çmimit është rritja e vlerës së një fuçie me naftë “brent” në tregjet ndërkombëtare.

Në bursën e Londrës, një fuçi arriti të tregtohej sot me 67 dollarë, ndërsa më parë ka pasur një çmim më të ulët prej 64 dollarë. Tre muaj më parë çmimi i naftës në tregje u ul në 50 dollarë fuçia.