USA 24 shkurt 2014 – Tashmë është e qartë se teknologjia ka ndryshuar mënyrën sesi ne konsumojmë lajmet. Më tepër se gjysma e përdoruesve në internet informohen mbi lajmet më të fundit nëpërmjet publikimeve në platformat sociale. Kjo vlen sidomos për Twitter-in ku ngjarjet e ndryshme përhapen shumë kohë para se të publikohen në format të printuar.

Në fakt, 64.5% e amerikanëve i lexojnë lajmet online dhe trafiku në uebfaqet e lajmeve që gjenerohet nga mediat sociale është rritur me 57% që prej vitit 2009. New York Times dhe CNN kanë një pjesë të mirë të ndjekësve nga mediat sociale (përkatësisht mbi 10 milion ndjekës në Twitter)

Në qoftë se i hidhni një sy infografikut të mëposhtëm të realizuar nga Universiteti Online i Florida-s mund të krijoni një ide më të qartë mbi evolucionin e industrisë së lajmeve dhe zhvillimin e rrjeteve sociale si një platformë të re në fushën e gazetarisë.