Siç është bërë traditë tashmë, natën e ndërrimit të viteve nuk ka si të mungojë gjeli apo pula e detit në tryezën e familjeve shqiptare.
Por këtë vit edhe çmimi i tyre për kg ka pësuar rritje në krahasim me vitin e shkuar.
Në prag të festave, gjeli i detit po shitet me 1 mijë lekë të reja nga 800 që ka qenë një vit më parë.
Shkak sipas fermerëve është bërë rritja e çmimit të mistrit, por edhe një sëmundje që ka reduktuar numrin e krerëve në dispozicion.
Me afrimin e festave pritet që edhe pika e posaçme e tregtimit të gjelave të hapet në ditët në vijim për të mësuar nëse çmimi do të jetë po i njëjti apo më i lartë.