SHBA– Pas masakrës në Konektikat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkesat për armë zjarri kanë arritur një shifër rekord. Shkak për këtë është bërë çështja e shtrëngimit të ligjeve për blerjen e armëve, rreth së cilës kanë filluar diskutimet pas masakrës në Neëtoën. Njerëzit po furnizohen me armë, pasi nuk besojnë në aftësinë e shtetit për t'i mbrojtur ata, konfirmojnë ekspertët.
Ndërkohë 160.000 shtetas amerikanë kanë nënshkruar një peticion drejtuar Barack Obamës me kërkesën për kufizimin e së drejtës për të pasur një armë zjarri.
Të hënën presidenti Obama zhvilloi një takim me bashkëpunëtorë të ngushtë të kabinetit të tij për të shqyrtuar mundësitë se si mund të ndryshohet ligji i armëmbajtjes.
Presidenti Obama është i gatshëm të rivendosë embargon ndaj armëve të sulmit, e cila përfundoi në vitin 2004. Demokratët kanë hezituar të forcojnë legjislacionin, por ka shenja që diçka mund të ndryshojë.
Dy senatorë pro-armëve bëjnë thirrje për ndryshim. Senatori i Virxhinias, Mark Warner dhe senator i Virxhinias Perendimore, Xho Manshin, anetarë të Shoqatës Kombëtare të Armëve deklarojnë se pas masakrës në Newtown, retorika duhet të lihet prapa dhe duhet ndryshuar.