Duket se hetimeve për vdekjen e 4 turistëve rusë në ambjentt SPA të një hoteli në Qerret do t’ju shtohet edhe pista e vrasjes. Pas dyshimeve të para për një asfiksi të mundshme apo edhe konsumimin e alkoolit apo lëndëve të tjera, gazetarja Klodiana Lala raporton se kjo mund të referohet edhe si një vrasje e mundshme. Çifti i bashkëshortëve, vajza dhe dhëndri i tyre u gjetën të pajetë në ambjentet SPA të hotelit, nga recepsionistja e cila sikurse mësohet se ka dëshmuar në organet hetimore, është shprehur se turistët i kanë kërkuar të qëndojnë në intimitetin e tyre. Ajo është rikthyer për t’ju kërkuar të dalin pasi po afronte ora e mbylljes së ambjentit, por i ka gjetur të katër personat të pajetë. Çiftin e bashkëshortëve me këmbët në ujë pranë pishinës, ndërsa vajza dhe bashkëshorti i saj në shezlong.
Lala raporton se në ekspertizën e vrasjes është përfshirë edhe Ambasada e Rusisë në Shqipëri, ndërsa ende nuk ka të dhëna lidhur me angazhimet apo profesionin e secilit prej viktimave.
Çifti Burenkov, vajza e tyre dhe bashkëshorti i saj, kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet. Ata kishin mbërritur në vendin tonë, të dielën e javës së shkuar përmes një agjencie turistike, bashkë me 4 turistë të tjerë rusë. Ditën e djeshme ata kanë udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut dhe në mbrëmje rreth orës 20:00 janë vendosur në hotel, ku rreth orës 22:00 janë gjetur të pajetë.