Mëngjesin e kësaj të premteje, në pikat e karburantit të Durrësit është konstatuar rritja e çmimit të një litri naftë. Nga 175 lekë që ishte më parë, çmimi i ri është 182 lekë, pra 7 lekë më shumë.

Efektet e luftës në Lindjen e Mesme po ndihen kështu edhe në Shqipëri me rritjen e çmimit të karburanteve.

Në bursa një fuçi nafte kushton 20% më shtrenjtë se një javë më parë.

Zgjatja e luftës mund të sjellë shtrenjtim të lëndëve djegëse, nëse rrugët tregtare dhe rafineritë e naftës dhe gazit do të sulmohen.

Qeveria Rama ende nuk ka shpallur ndonjë plan masash për të frenuar rritje abuzive apo kolaps në treg, siç e ka bërë Kosova duke vendosur tavan në marzhin e fitimit.

Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve çmimi i naftës mund të rritet deri në 20 lekë për litër me këtë presion që po kalon tregu ndërkombëtar.