Numri i divorceve në Kinë është rritur në mënyrë të ndjeshme, pasi çiftet po kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin, si pasojë e vetë-izolimit nga koronavirusi, tregojnë zyrat e regjistrimit në vend.

Mbi 300 çifte kanë caktuar takime për të finalizuar divorcin që nga 24 shkurti, tha Lu Shijun, menaxheri i një regjistri martesor në Dazhou, provincën Sichuan në jug-perëndim të Kinës.

Zyrtarët besojnë se rritja e lartë e kërkesave për divorc mund të jetë shkaktuar nga fakti që partnerët kanë kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin në karantinë, raporton Daily Mail.

“Të rinjtë po kalojnë shumë kohë në shtëpi. Ata priren të fillojnë debate të forta nga diçka e kotë dhe nxitojnë në një divorc,” shpjegon Lu.

Një zyrë mori 14 kërkesa vetëm në një ditë për divorc. Për shkak të numrit kaq të lartë, zyrat e kanë limituar numrin e takimeve në 10 çifte në ditë.