Të paktën 1,850 protestues janë vrarë në më shumë se dy javë demonstratash antiqeveritare në Iran. Këto shifra u publikuan nga organizata HRANA me seli në SHBA. HRANA gjithashtu tha se të paktën 16,784 persona janë arrestuar.
Mbetet e paqartë nëse numri i të vdekurve dhe i arrestimeve nga HRANA-ja e pasqyron plotësisht shkallën e viktimave dhe të arrestimeve, duke pasur parasysh mbylljen e internetit dhe linjave telefonike nga autoritetet.
Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të martë u bëri thirrje iranianëve të vazhdojnë protestat. Trump përmes një postimi në “Truth Social” bëri me dije se ndihma për protestuesit janë duke mbërritur në Iran.
Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të ndalet vrasja e pakuptimtë e protestuesve.





